
Pas fitores së Liverpoolit në shtëpi ndaj West Hamit, e cila i afron “Reds” më afër fitimit të kampionit në Premier League, mbrojtësi Virgil Van Dijk është shprehur euforik në “Sky Sports UK”:
"Ne stërvitemi shumë dhe përpiqemi të jeme të rëndësishëm. Më në fund arrita të shënoj golin e fitores. Me shpejtësi të plotë përpara. Mund t'ju them se jam shumë krenar që jam kapiten.
Objektivi kryesor ishte të merrnim tre pikë dhe të arrijmë një hap më afër realizimit të të gjitha ëndrrave tona, jo vetëm ne si lojtarë dhe staf, por të gjithë të lidhur me Liverpool-in. Kjo është gjëja kryesore.
Të gjithë e dinë se sa shumë e dua këtë klub dhe le të shohim se si do të shkojë javën e ardhshme. West Ham? Ata janë një ekip i mirë, për të qenë i sinqertë, ata vendosin një plan të mirë loje në fushë. Arritën të luanin më mirë në pjesën e dytë dhe shënuan.
Mendoj se në këtë fazë të sezonit gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet dhe të luajmë mirë në minutat e fundit. Këtë titull të kampionëve të Anglisë ua kemi borxh tifozëve. Kur e fituam në 2019-20 ishim të vetëm për shkak të Pandemisë. Pra, le të fitojmë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha kapiteni Van Dijk.