
Martial - Greenwood - Rashford
Mason Greenwood me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United. Sulmuesit anglez i përfundoi huazimi te Getafe ku qëndroi sezonin e shkuar dhe është rikthyer te “Djajtë e Kuq”.
Por këta të fundit, me në krye trajnerin Erik ten Hag nuk e duan në ekip. Në këtë mënyrë, Greenwood është zyrtarisht në shitje, me klube të interesuara nga Italia, Gjermania, Spanja dhe Franca.
Pikërisht nga Franca vjen lajmi që sulmuesi 22 vjeçar është shumë pranë transferimit te Marseille. Klubi francez ka arritur marrëveshjen me lojtarin, teksa mbetet të gjendet gjuha e përbashkët edhe me United, me të cilët Greenwood ka kontratë deri në vitin 2025.
Poll