Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Ua dhuruam golin kundërshtarëve”, Klopp: Shpërdoruam shumë. Titulli? Humbëm terren, asgjë nuk është në dorën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ua dhuruam golin kundërshtarëve”, Klopp: Shpërdoruam
Jurgen Klopp

Liverpool mposhtet për të dytën ndeshje radhazi në “Anfield”. Pas disfatës me Atalantën në Europa League, mbrëmjen e djeshme u mposhtën 1-0 nga Crystal Palace. Një humbje që i kushton kreun ekipit të Jurgen Klopp, pasi tashmë ndodhen të 3-tët me 2 pikë më pak se Manchester City që falë disfatës së Liverpool dhe Arsenal kryeson i vetëm.

Pas ndeshjes Jurgen Klopp do të deklaronte se skuadra e tij luajti me dy fytyra gjatë 90-të minutëshit, ndërsa i dhuroi kundërshtarit edhe golin. Gjermani është i binsue se dhe rivalët për titull do të bëjnë hapa fals pasi edhe ata i pret një kalendar i ngjeshur dhe se do të luftojnë deri në fund për titullin.

“Mund të flasim për dy ndeshje të ndryshme brenda një 90-minutëshi. Pjesa e parë ku ishim shumë dobët dhe kishim ende pasojat e humbjes me Atalantën. Për më tepër pësuam një gol, të cilin sërish mund të them se e dhuruam, pasi i lamë shumë hapësirë kundërshtarit.

Më pas ishte edhe pjesa e dytë, ku bëmë gjithçka perfekte, por nëse nuk shënon edhe me këto raste, është e vështirë të flasësh. Kjo sfidë mund të kishte përfunduar edhe 4-1 për ne dhe tani do të ishim duke folur ndryshe, për të njëjtën ndeshje, por shpërdoruam shumë.

Gara për titullin? Kemi humbur terren dhe natyrisht që tani nuk kemi asgjë në dorën tonë, por jam i bindur që nëse ne marrim maksimumin e pikëve, kundërshtarët do të ndalen. Edhe ata i pret një kalendar i ngjeshur dhe me shumë impenjime”, deklaroi  gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga