
Tifozët e Liverpool nuk e festuan siç duhet fitoren e tyre në Premier League në 2020 për shkak të Covid, ndeshjet e fundit të atij sezoni të trazuar u luajtën me dyer të mbyllura dhe kështu lumturia për një titull të pritur prej 30 vitesh u “mbyt” pjesërisht.
Këtë herë, pas një pritjeje shumë më të shkurtër, pesë vjet, askush nuk e ndaloi shpërthimin e gëzimit në “Anfield”. Skuadra e Arne Slotit është kampione e Anglisë për herë të njëzetë, duke iu bashkuar rivalëve Manchester United në krye të kësaj tabele.
Një triumf që erdhi praktikisht pa rivalë, në fund të një sezoni perfekt. Salah me shokë kanë përfituar nga kriza e papritur e Manchester Cityt dhe paaftësia kronike e Arsenalit për të kapur mundësitë në kohën e duhur. Një udhëtim i furishëm dhe shumëvjeçar i vetmuar, i cili përfundoi sot me një fitore 5-1 ndaj Tottenhamit të braktisur.
Protagonistët - Nuk mund të mos fillojmë me dy simbolet e një skuadre që në pesë vitet e fundit meritonte shumë më tepër dhe që duhej t'i dorëzohej një Manchester City të pamposhtur. Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah janë dy shtyllat e së shkuarës, të tashmes dhe të së ardhmes, me rinovimet e konfirmuara ditët e fundit duke shtuar kapituj të rinj.
Holandezi drejtoi mbrojtjen me personalitetin e tij të zakonshëm, duke u treguar vendimtar sidomos në përplasjet direkte. Egjiptiani, në moshën gati 33-vjeçare, ka luajtur sezonin e dytë më të mirë të karrierës së tij, duke shënuar deri tani 33 gola dhe 23 asistime fituese. Shifra mbresëlënëse për një lojtar të pazëvendësueshëm, i cili është shumë parnë “Këpucës së Artë”.