
Phil Foden u shpall “Futbollisti i Vitit”, çmim që jepet nga shtypi anglez. Pas fitimit të këtij çmimi, mesfushori anglez ka folur për mediat e vendit duke u shfaqur shumë i lumtur. Foden i falenderon të gjithë duke filluar nga votuesit, e deri te shokët e ekipit dhe trajneri, Pep Guardiola.
“Votimi nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit si Futbollisti i Vitit është një nder i madh. Jam shumë, shumë i lumtur që mora këtë çmim, por nuk do ta kisha bërë pa ndihmën e shokëve të skuadrës. Ne kemi një skuadër shumë të veçantë lojtarësh te City dhe unë jam i privilegjuar që jam pjesë e këtij grupi.
Dua të falenderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, si dhe Pep Guardiolën, por edhe stafin e trajnerit. Të gjithë këta i falenderoj për mbështetjen që më kanë dhënë. Do doja gjithashtu të shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar të gjitha ata që më votuan mua, si dhe kolegët e mi të nominuar.
Jam jashtëzakonisht krenar që kam fituar këtë çmim. Tani jam i fokusuar për të përfunduar sezonin sa më fuqishëm që të jetë e mundur dhe të përpiqem të ndihmon Cityn për të fituar sa më shumë trofe”, është shprehur Foden.