
Momenti kur sulmuesi merr ndihmen e shpejte nga mjeket
Taiwo Avonyi pak ditë më parë pësoi një dëmtim të frikshëm. Sulmuesi i Nottingham Forest u përplas me shtyllën e portës dhe pësoi dëmtime të mëdha në bark.
Lojtari u shtri menjëherë në fushë, ndërsa mjekët i dhanë edhe ndihmën e shpejtë. Futbollisti vazhdoi të luante pjesën mbetur të sfidës, teksa qartë dukej se kishte dhimbje.
Me të përfunduar ndeshja u dërgua menjëherë në spital . Lojtari u fut në koma, ku qëndroi për disa ditë dhe tashmë për të ka lajme të mira.
Pas një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në bark, futbollisti ka dalë nga koma. Por gjithsesei do të vazhdojë të qëndrojë në spital derisa gjendja e tij të përmirësohet.
Poll