Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U mposhtën nga PSV, Arne Slot: Po kalojmë një moment negativ, jemi të zhgënjyer

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga PSV, Arne Slot: Po kalojmë një moment negativ,
Arne Slot

Liverpool u mposht në “Anfield” nga PSV në Champions League. “The Reds” u mposhtën 4-1, duke surprizuar të gjithë tifozët.

Mjaft i zhgënjyer ishte Arne Slot. Timonieri i anglezve theksoi se ekipi po kalon një moment të keq.

“Në javët e fundit ka qenë gjithmonë e njëjta pyetje. Emocioni është shumë negativ dhe dekurajues. Kam qenë dhe dua të jem pozitiv në lidhje me reagimin e lojtarëve pas 1-0 kundër PSV, sepse deri në pjesën e parë luajtëm një ndeshje shumë të mirë. E përjetuam atë zhgënjim me golin e tyre, por u rikthyem në lojë dhe madje patëm mundësi për të fituar 2-1 në pjesën e parë. Askush nuk priste që ne të përfundonim duke humbur 4-1.

Pashë reagimin që doja të shihja pas rezultatit 1-0 dhe nuk ishte e lehtë, sepse pësuam një humbje të rëndë në fundjavë [0-3, kundër Nottingham Forest] dhe, pas 6 minutash, ne tashmë po humbisnim përsëri. Por nuk është e lehtë të reagosh ndaj kaq shumë zhgënjimeve. Është e vështirë ta pranosh. Rezultati përfundimtar ishte ai që ishte”, ka deklaruar Slot.

Poll

Lexo gjithashtu