
Liverpool nuk ia doli në finale e Community Shield ndaj Crystal Palace. Koha e rrgullt përfundoi 2-2, por pas gjuajtjes së penalltive, fati i “buzëqeshi” ekipit të Crystal Palace, me “The Reds” që mbetën pa trofe.
Arne Slot ka folur pas kësaj disfare, ndërsa ka nënvizuar së ekipi i tij duhet të përmirësojë lojën dhe të shmangë gabimet. Mjaft i shqetësuar u shfaq nga mënyra se si mbrojtja pësoi 2 gola, duke treguar kështu një “problem” në prapavijë.
“Është një ndjenjë e përzier. Nëse shikoni lojën tonë sulmuese kundër një skuadre kaq kompakte, ndoshta ishte më mirë se sezonin e kaluar. Mendoj se krijuam më shumë raste.
Sezonin e kaluar arritëm të shënonim vetëm një gol kundër Palace, tani shënuam dy. Por nga ana tjetër, përsëri pësuam dy gola, njësoj si kundër Bilbaos dhe disa të tjerë kundër Milanit. Është diçka që duhet ta përmirësojmë.
Në përgjithësi nuk kishte shumë raste sepse ata u tërhoqën në një bllok të ulët dhe ne patëm shumë zotërim të topit.
Por pas barazimit 2-2 ata krijuan disa mundësi, kështu që ndoshta kemi nevojë për disa rregullime në aspektin defensive. Nuk po lejojmë shumë raste, por po pësojmë gola, dhe kjo është shqetësuese”, ka theksuar timonieri i “The Reds”.