Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U largua 1 vit nga futbolli pas problemeve me zemrën, ish-mesfushori i Romës rinis karrierën me klubin anglez

Shkruar nga NEWSPORT
U largua 1 vit nga futbolli pas problemeve me zemrën, ish-mesfushori i
Edoardo Bove

Pas më shumë se një viti mesfushori Edoardo Bove, do i rikthehet futbollit pasi zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin anglez, Watford. Futbollisti luante për ekipin e Romës por u tërhoq nga futbolli për shkak të një problemi me zëmren.

23-vjeçari ishte i huazuar te Fiorentina në dhjetor 2024 kur u rrëzua gjatë një ndeshjeje të Serie A kundër Interit. Falë ndërhyrjes së shpejtë ai e mori veten në fushë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin aty pranë, ku iu implantua një defibrilator kardiak.

Pasi futbollisti mori kohën që i nevojitej për t'u bërë më mirë, tashmë është rikthyer tek pasioni i tij. Bove në deklaratat e tij, u tregua shumë mirënjohës për mundësinë që i ka dhënë klubi, si dhe nuk fshehu mungesën e madhe që kishte ndjerë pasi gjatë asaj kohe nuk mundi të luante dot.  

 “Dua të falënderoj të gjithë familjen Watford për pritjen e ngrohtë që më kanë bërë. Që nga dita e parë, ata më kanë dhënë kushtet më të mira të mundshme për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm në karrierën time. Kam qenë i etur të kthehem në fushë dhe ta bëj këtë me një klub historik si Watford më mbush me krenari të madhe", ka thënë mesfushori.

Bove e ndërpreu kontratën e tij me Romën me dakordësi mes 2 palëve dhe tani ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare e gjysmë me Watfordin.

Poll

Lexo gjithashtu