Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U ofendua nga tifozët e United, Guardiola në mbrojtje të Foden: Turp, unë ia shoh çdo dikë buzëqeshjen dhe ndikimin që ka në skuadër

Shkruar nga NEWSPORT
U ofendua nga tifozët e United, Guardiola në mbrojtje të Foden:
Pep Guardiola - Phil Foden

Manchester United dhe Manchester City nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre mbrëmjen e djeshme. Takim ky që nuk kaloi pa situata të pakëndshme.

Një tifogrup i vogël i tifozëve të “Djajve” nuk nguruan të fyejnë futbollistin e skuadrës kundërshtare. Phil Foden u ofendua nga tifozët gjatë momentit që po dilte nga fusha e lojës.

 Në lidhje për këtë ka folur Pep Guardiola. Timonieri i Cityt ka theksuar se është e turpshme dhe se sjellje të tilla nuk duhet të ndodhin.

“Por nuk është Manchester United si klub, janë disa njerëz. Ne jemi kaq të ekspozuar në ekranet e futbollit botëror – trajnerët, pronarët dhe sidomos lojtarët. Sinqerisht, nuk e kuptoj mendësinë e njerëzve që përfshijnë nënën e Phil-it në këto gjëra. Është mungesë integriteti dhe klasi, dhe ata duhet të ndihen të turpëruar…”.

Phil? Nuk ka dyshim. E shoh çdo ditë në stërvitje, pasionin, buzëqeshjen në fytyrën e tij. Kjo është ajo që dua… Sigurisht që ndikimi i tij nuk ka qenë i njëjtë, por nuk është vetëm ai. Nëse shihni shifrat në katër, pesë, gjashtë vitet e fundit, shumë lojtarë kanë pasur gola dhe asistime, ndërsa këtë sezon kemi rënë jashtëzakonisht shumë – të gjithë, jo vetëm një lojtar. Kjo është arsyeja pse kemi vështirësi të krijojmë apo të fitojmë, por cilësia është aty.

Ndonjëherë, gjatë një karriere të gjatë, ke sezone kur nuk je në kulmin tënd – ndoshta sezonin e kaluar ai arriti majën, ishte lojtari më i mirë në Premier League, fitoi titullin dhe ndikimi i tij ishte i pabesueshëm. Dhe ai do të rikthehe”, ka theskuar Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga