
Bukayo Saka duket se nuk po gjen qetësi në këtë sezon. Sulmuesi vetëm pak javë pas rikthimit në fushë pas dëmtimit, ka pësuar një tjetër dëmtim.
Në sfidën që Arsenali zhvilloi ndaj Ipswich, ndaj Saka u bë një ndërhyrje e rrezikshme nga Leif Davis. Ky i fundit sigurisht doli me karton të kuq, ndërsa sulmuesi i Arsenalit nuk ia doli dot të vazhdonte lojën.
Një situatë që ka shqetësuar tifozët dhe stafin. Ndërsa pas sfidës është vetë Mikel Arteta që ka zbuluar edhe gjendjen e lojtarit.
“Ai është i lënduar për shkak të ndërhyrjes, por nuk duket diçka serioze. Nuk e kam parë me xhirim të ngadalësuar, e kam parë me shpejtësi normale dhe imagjinoni, ai i vjen nga mbrapa.
Nuk mendoj se është e qëllimshme, por është e rrezikshme masi ai nuk mund të reagojë ndaj çdo gjëje, sepse nuk mund ta shihni që po vjen”, ka deklaruar timonieri i anglezve.
Bukayo Saka was given ice around his foot after being taken out by the Ipswich defender.
— AFTV (@AFTVMedia) April 20, 2025
Please be okay, Bukayo. ???? pic.twitter.com/qgGk8QGUSt