
Calafiori ne momentin e demtimit
Riccardo Calafiori u dëmtua në ndeshjen e raundit të 3 të Champions Legaue, ku Arsenali triumfoi 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk. Dëmtim ky që detyroi lojtari të linte fushën e lojës.
Tashmë italiani ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit pas analizave mjekësore. Sipas “Sky Sports”, futbollisti ka një dëmtim në ligamentet kolaterale mediale të gjurit të tij të djathtë, që do të thotë se do të mungojë sërish për disa javë dhe kjo tashmë i shkakton “dhimbje koke” Mikel Artetës dhe stafit të tij.
22-vjeçari humbet kështu duelin e rëndësishëm në Premier League, ku Arsenali do të sfidojë Liverpool. Takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 17:30 në “Emirates Stadium”.
Poll