Gazetari sportiv i mirënjohur Fabrizo Romano dhe mediat angleze bëjnë të ditur se Ole Gunnar Solskjaer i është ofruar drejtuesëve të Manchester United për të drejtuar skuadrën të paktën deri në mbylljen e sezonit.
Më tej, thuhet se këtë propozim, bordi e ka marrë në konsideratë dhe shanset që përgjigja të jetë pozitive është e madhe. Për Solskjaer, drejtimi i “Djajëve” nuk është “risi”, pasi e ka bërë diçka të tillë në vitet 2018-2021.
Përpos faktit si trajner, norvegjezi ka bërë emër në “Old Trafford” për kontributin e madhe si futbollist, teksa nuk mund të harrohet përmbysja e “çmendur” ndaj Bayern Munich në finalen e Champions League 1999, goli i Solskjaer në minutën e 93-të. Në fillim të 2025-ës, protagonisti në fjalë ishte edhe trajneri i Ernest Muçit te Besiktas, por zgjati pak.
View this post on Instagram
