
Lisandro Martinez
Një lajm shokues ka mbërritur në zyrat e Manchester United ditën e sotme. Është përcaktuar shkalla e dëmtimit që Lisandro Martinez pësoi në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace.
Mbrojtësi i kombëtares së Argjentinës, ka këputur ligamentin e gjurit të tij të majtë. Sipas mediave britanike, Martinez do t’i nënshtrohet një operacioni ditët në vijim.
Koha e rikuperimit të mbrojtësit pritet të jetë deri në 8 muaj, që teorikisht ka humbur sezonin aktual dhe fillimin e sezonit të ardhshëm. Dhimbja e madhe e Martinez u pa edhe kur ai doli me lot në sy nga fusha me barelë.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
80 milionë euro për Barçën, United tenton talentin spanjoll
PREMIER LEAGUE