Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Transferimi i bujshëm/ Liverpooli siguron yllin e Leverkusenit, 35 milionë euro i kanë paguar anglezët “Aspirinave”

Shkruar nga NEWSPORT
Transferimi i bujshëm/ Liverpooli siguron yllin e Leverkusenit, 35
Leverkusen

Jeremie Frimpong është tashmë lojtar i Liverpoolit. Mbrojtësi i djathtë i lindur në vitin 2000, në pronësi të Bayer Leverkusen, mbërriti dje në Mbretërinë e Bashkuar për t'iu nënshtruar vizitave mjekësore me “Reds”.

“Sky Sports UK” ka zbuluar se Frimpong, klauzola e lirimit të të cilit është 35 milionë euro, po largohet nga “Aspirinat” dhe Bundesliga pas disa sezoneve të shkëlqyera dhe do të jetë trashëgimtari i Trent Alexander-Arnold.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka një mendim të lartë për mbrojtësin e djathtë holandez, i cili mund të luajë edhe si sulmues anësor. Frimpong ishte një anëtar kyç i ekipit të Leverkusen që fitoi dopietën vendase gjermane sezonin e kaluar.

Me largimin e Trent Alexander-Arnold, i cili do të nënshkruajë për Real Madridin, Liverpooli do t’ia dorëzojë “çelësat” e krahut të djathtë holandezit 24-vjeçar, i cili do të konkurrojë për këtë vend me Conor Bradley, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2029.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga