
Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou ka folur së fundmi për “Optus Sport” mbi rikthimin e futbollit të klubeve, pas një pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Postecoglou ishte i qartë me deklaratën e tij duke u shprehur se mezi presin rikthimin në fushë dhe se janë gati të shpërthejnë.
“Nuk e di nëse pushimi ndërkombëtar mund të ndikojë te ekipi në mënyrë pozitive apo jo. Ndoshta për lojtarët ishte pozitive, por unë nuk pëlqej që t’i lë gjërat e papërfunduara pas një disfate.
Ka një tendencë për të mbianalizuar gjërat. Nuk ishte një paraqitje e mirë (humbja 3-2 ndaj Brighton). Nuk ishte humbja ajo që më irritoi, por loja nuk më pëlqeu aspak. Jam gati të shpërthej sapo të kthehem në fushë, mezi pres”, tha tekniku i “Spurs”.