Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Trajneri i Arsenalit nuk kursen lavdet për Granit Xhakën: Një nga transferimet më të mira të kësaj vere

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Arsenalit nuk kursen lavdet për Granit Xhakën: Një nga
Granit Xhaka

Lëvizjet e tij profesionale sa i përket ndryshimit të ekipeve, për Granit Xhakën nuk kanë qenë të pakëta. Spikati bukur në ekipin zviceran, u shpërngul drejt gjermanëve tek Bayer Leverkusen dhe së fundmi Xhaka u rikthye në Angli në korrik me Sunderlandin e sapongjitur në Premier League.

Mesfushori i Sunderlandit , Granit Xhaka përpos simpatisë së shqiptarëve ia ka dalë të bëjë një paraqitje dinjitoze edhe për trajnerin e Arsenalit , Mikel Arteta.

Për prijësin e skudrës së Arsenalit, emri i Granit Xhakës shkon krah për krah me faktin se ai është një nga transferimet më të mira të kësaj vere.

"Po, e kam dashur çdo minutë që kaluam së bashku, kur u bashkova me Granitin, ai ishte në një moment të veçantë në jetën dhe karrierën e tij dhe të gjithë ne, u përpoqëm ta udhëzonim, t'i jepnim një perspektivë të ndryshme dhe ta bënim të ndihej i dashur dhe i vlerësuar", tha trajneri spanjoll.

Konsideratat e mëdha të Artetës për Xhakën janë paralelisht të njëjtat me ngurrimin që ai kishte dikur për ta lejuar atë që të largohej pas shtatë sezonesh në klub. E pikërisht i pyetur për këtë, nëse u përpoq ta bindte të qëndronte dy vjet më parë, Arteta tha: E bëra një herë dhe pastaj ia zgjatëm kontratën.

Poll

Lexo gjithashtu