Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Tottenham rikthehet te fitorja me goleadë, Chelsea nuk i ndahet Liverpoolit

Shkruar nga NEWSPORT
Tottenham rikthehet te fitorja me goleadë, Chelsea nuk i ndahet Liverpoolit
Tottenham

Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme në Premier League, ku Tottenham ka shkatërruar Southampton në transfertë me shifrat 5-0 që në pjesën e parë.

“Spurs” gjetën menjëherë rrjetën me Maddison që në minutën e parë, duke vazhduar më pas me Son dhe Kulusevski, golin e katërt e shënoi Sarr ndërsa të fundit sërish Maddison.

Me këtë fitore, skuadra e Tottenham ngjitet në vendin e 10-të të tabelës me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Southampton vijon në fundin e klasifikimit me vetëm 5 pikë.

Ndërsa Chelsea mori tre pikë ndaj Brentford duke fituar me shifrat 2-0. Për “Blutë e Londrës” bënë detyrën Cucurrella në pjesën e parë dhe Jackson pranë fundit të ndeshjes, ndërsa për miqtë mendoi në fund të ngushtojë diferencat Mbeumo.

Skuadra e Marescas vijon të ndjekë Liverpoolin kryesues që ndodhet 2 pikë larg, por me një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Brentford në vendin e 11-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga