
Alisson Becker, Arne Slot dhe Virgil Van Dijk në derbin ndaj Everton
Arne Slot ka lënë në “baltë” Liverpool. Trajneri holandez është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të derbit me Everton, për shkak të tensioneve që ajo sfupersfidë pati.
Federata Angleze e Futbollit ka marrë vendimin që Slot të ndjekë dy ndeshjet e radhës të Liverpool nga tribuna. Pra në sfidat e radhës në Premier League, përballë Newcastle dhe Southampton, holandezi nuk do të jetë në pankinë.
Gjithashtu, vetë Arne Slot ka pranuar akuzën se ai “veproi në mënyrë të papërshtatshme dhe/ose përdori fjalë fyese ndaj gjyqtarit kryesor ose ndihmësit të tij".
FA ka shtuar se tekniku holandez është gjobitur gjithashtu me plot 70 mijë paund.
Poll