Armando Broja nuk po arrin do të tregojë veten te Burnley. Sulmuesi akoma nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës me anglezët, teksa deri më tani ka dhënë vetëm 1 asist.
Në skuadër po arrijnë të shënojnë të gjithë sulmuesit e tjerë, që po aktivizohen, përveç lojtarit shqiptar. Madje si për të vërtetuar diçka të tillë ishte ndeshja e fundit që Burnley mori një fitore 3-2 ndaj Wolves.
Të dy sulmuesit e aktivixuar nga Parker arritën të gjetin rrugën e rrjetës. “Rivalët” e Brojës shënuan, me Flemming që shkëlqeu me dopietë, ndërssa Lyle Foster shënoi një supergol. Fatkeqësisht për Brojën, forma e mirë e sulmuesve të tjerë të Burnley po e lënë pa minuta shqiptarin.
Në lidhje me golin e shënuar nga Foster ka folur ish-lojtari i Arsenalit, Theo Walcott. Ky i fundit ka theksuar se Lyle nuk shënon gola rastësisht, pasi ai ka dalë nga akademia e Arsenalit dhe ka mësuar shumë nga Mesur Ozil.
“Mendoj se ai ekzekutim i bërë nga Foster nuk është i rastësishëm. Siç dihet Lyle ka qenë një lojtar i akademisë së Arsenal dhe e ka parë atë lloj goditje në stërvitje nga Mesut Ozil”, ka përfunduar 36-vjeçari.
