Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Shënoi golin e parë me Liverpool, Alexander Isak: E pabesueshme, gjithçka ishte fantastike

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e parë me Liverpool, Alexander Isak: E pabesueshme,
Alexander Isak

Alexander Isak ka gjetur golin e parë me  fanellën e Liverpool.  Sulmuesi shënoi në “Alnfield” në sfidën që Liverpool fitoi 2-1 ndaj Southampton, takim i vlefshëm për Kupën e Anglisë.

26-vjeçari pas kësaj sfide nk mundi të fshehte emocionet, ndërsa theksoi se është shumë i lmtur për golin e parë dhe ende nuk e beson që arriti të shënonte në “Anfield” përpara tifozëve të “The Reds”.

“E pabesueshme. Ishte fantastike të rikthehesha në fushë dhe të shënoja golin tim të parë në Anfield. Dhe për më tepër, të fitojmë. Kështu që, ishte një mbrëmje shumë e mire.

Duhej të kisha shënuar edhe nga ai rasti i hershëm, por kjo është pjesë e të qenit sulmues, ndonjëherë humb disa raste, pastaj e gjen rrugën drejt rrjetës. Më e rëndësishmja është të ecësh përpara dhe të jesh gati për shansin tjetër.

Thjesht përpiqem të luaj lojën time dhe të mos mendoj shumë. Kam besim se rastet do të vijnë dhe, kur të vijnë, do t’i shfrytëzoj, ky është mentaliteti im. Jam i lumtur që sot e konkretizova njërin prej tyre”, ka përfunduar suedezi.

Poll

Lexo gjithashtu