Merkatoja e dimrit është koha e duhur për hyrjet e reja brenda klubeve të mëdha të Premier League. Mes ndryshimeve që pritet të ndodhin, momentalisht në qendër të vëmendjes është sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo.
Është ky i fundit i cili ka futur në garë më njëri-tjetrin klubet gjigande si Liverpooli, Manchester City dhe Tottenham. Sipas disa zërave që qarkullojnë, më favoritët për ta bërë të tyrin 24-vjeçarin janë kampionët e Anglisë.
Sa i takon klauzolës së lirimit të Semenyos, është 65 milionë funte dhe do të jetë aktive vetëm gjatë dy javëve të para të janarit. Një mini afat kohor i cili mund të detyrojë klubet të veprojnë me shpejtësi.
Sipas “Football Insider”, Liverpool dhe City janë më të gatshme të aktivizojnë klauzolën, ndërsa Manchester United, i interesuar më herët, mbetet prapa në garë.
Rikujtojmë se sulmuesi ganez, Semenyos ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, pasi në 13 paraqitje ka shënuar 6 gola dhe 3 asiste.
