Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Rrezikon përjashtim nga futbolli, Lucas Paqueta shpërthen në lot pasi u ndëshkua nga arbitri

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikon përjashtim nga futbolli, Lucas Paqueta shpërthen në lot
Lucas Paqueta

Lucas Paqueta ëshë një nga futbollistët agresiv, i cili për shkak të karakterit të tij të fortë, merr shumë kartonë të verdhë. Një të tillë e mori edhe ndaj Tottenham, në sfidën që West Ham barazoi.

Pas këtij kartoni futbollisti shpërtheu në lot, pasi siç dihet prej muajsh tashmë është nën hetim. 

Kjo për shkak se merr shumë kartonë të verdhë janë ngritur dyshime, teksa ndaj tij kanë nisur hetimet. Kjo pasi mendohet se janë bërë qëllimisht, me dëshirën që familja dhe miqtë e tij të fitojnë para nga bastet. Akuzat kundër tij përfshijnë katër raste të tilla.

Hetuesit zbuluan rreth 60 baste për kartonët e tij të verdhë në ndeshjet e viteve 2022 dhe 2023, me shuma që varionin nga 7 deri në 400 funte. Disa nga këto baste lidhen me familjen e tij.  Paqueta i mohon fuqimisht të gjitha akuzat, duke pretenduar se kartonat e verdhë janë rezultat i stilit të tij agresiv të lojës.

Lojtari ka dorëzuar gjithçka të tijët, si telefonat, deklaratat bankare dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me këtë rast. Nëse akuzat konfirmohen, ai përballet me një ndalim të përjetshëm nga të luajturit futboll.

Rrezikon përjashtim nga futbolli, Lucas Paqueta shpërthen në lot
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga