Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Chelsea në “Etihad Stadium”. Një barazim që çon në 6 pikë diferencën em Arsenalin kryesues, por diçka e tillë nuk e shqetëson aspak Rpdri.
Lideri i citizenëve ka theksuar se rruga është e gjatë deri në fund, duke “paralajmëruar” kështu rivalët e tyre, Arsenalin për vështirësinë që i pret. Ndër të tjera ka nënvizuar se ekipi duhet të përqendrohet dhe se asgjë nuk ka përfunduar.
“Sigurisht që është frustruese, por në fund të ditës është ajo që është. Krijuam mjaftueshëm raste për ta fituar ndeshjen me tre ose katër zero, por ky është futbolli. Ka ende shumë rrugë deri në fund të sezonit dhe ne thjesht duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme pasi çështja e titullit nuk ka përfunduar.
Ne vazhdojmë përpara, kemi ndeshjen e radhës kundër Brighton në shtëpi dhe duhet të fitojmë. E dimë që ky sezon do të jetë i gjatë, kështu që duhet të vazhdojmë kështu”, ka theksuar Rodri.
