Rodri, mesfushori spanjoll i njohur dhe një nga më të spikaturit tek Manchester City është dëmtuar para disa ditësh. Spanjolli ka kaluar me sukses operacionin dhe tashmë ka nisur fazën e rikuperimit. Mesfushori ka mbyllur kështu para kohe sezonin dhe kjo ka alarmuar drejtuesit të cilët janë hedhur direkt në “sulm” për të gjetur zëvendesuesin ideal.
2 emrat që janë më të dëshiruarit vijnë nga Serie A. Njëri prej tyre është Samuele Ricci. Italiani luan tek Torino në rolin e mesfushorit. Paraqitjet e tij kanë bërë që ai të thirret nga kombëtarja italiane në 2 sfidat e fundit të luajtura për Nations League. Pikërisht aty ka spikatur duke tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolës. Lojtari ka ende 1 vit në kontratë me “Granatat”, gjë e cila nuk e privon lojtarin të mos hapë negociatat me anglezët.
Emri tjetër në listë është i famshmi, Nicolo Barella. Ai është një lojtar i kthyer në top-class prej kohësh tek Inter. Pritet të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me të, për shkak se kampionët e Italisë nuk d të hiqnin dorë kollaj nga shërbimet e italianit.
Me urdhër të Guardiolës, “The Citizens” kanë dërguar skaut për të parë nga afër të dy lojtarët në sfidën që do ti vendosë përballë njëri – tjetrit këtë fundjavë, Inter-Torino.