
Mikel Arteta ka rinovuar ditën e sotme kontratën me Arsenalin. Tekniku spanjoll do të vazhdojë të jetë në krye të pankinës së “Topçinjve” deri në verën e vitit 2027. Menjëherë pas rinovimit, Arteta ka thënë dhe fjalët e tij të para, duke mos e fshehur aspak lumturinë.
“Ndihem shumë me fat, sepse ndihem i dashuruar. Ndihem i shumë i respektuar. Ndjej një lidhje vërtetë të veçantë mes nesh dhe mendoj se lojtarët e ndjejnë të njëjtën gjë. Kur kjo shkon përtej punës suaj ose asaj që përpiqeni të jepni, kjo bëhet me të vërtetë e fuqishme dhe mendoj se kjo është një pikë e fortë që kemi në klub.
Ata kanë dhënë shumë në momente shumë të vështirë dhe kjo është ajo që e bëri atë unik, sepse kur gjithçka shkon mirë është e lehtë të bëhesh pjesë e saj”, ishin fjalët e trajnerit spanjoll, Mikel Arteta pasi firmosi kontratën e re me klubin e Arsenal.