
Mëngjesin e ditës së sotme, Mohamed Salah hodhi poshtë të gjitha dyshimet për të ardhmen e tij. Sulmuesi egjiptian dhe Liverpool kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës së 32-vjeçarit.
Një faktor ky që ka entuziasmuar të gjithë shokët e ekipit dhe në krye trajnerin Arne Slot. Ky i fundit ka folur për faqen zyrtare të klubit për rinovimin e egjiptianit me klubin.
“Salah është i bindur se ne mund të vazhdojmë dhe kjo është pozitive për ne. Kur prezantojmë projektin tonë, është mirë të thuhet se Momo ka nënshkruar një kontratë të re.
Kjo tregon se sa ambicioz është ky klub. Salah ka treguar për shumë vite se sa shumë vlerë ka për Liverpoolin. Të gjithë shokët e skuadrës janë shumë të lumtur që ai ka rinovuar edhe për dy vite të tjera”, u shpreh Slot.