Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Rikthim në Serie A?! Agjenti i Donnarummës bën “lëmsh” merkaton: Ai do të vijë nëse...

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim në Serie A?! Agjenti i Donnarummës bën
Donnarumma

Agjenti i portierit Gianluigi Donnarumma, Enzo Raiola ka folur së fundmi për të ardhmen e “klientit” të tij. Raiola tha se gardiani italian është i lumtur momentalisht me Manchester City-n, por duke mos përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Serie A, aty ku u bë i njohur me fanellën e Milan.

“Në Manchester ai po gjen qetësi me ekipin dhe mjedisin. Atij po i duket projekti i klubit shumë interesant. Donnarumma po fillon të kuptojë edhe si funksionon liga angleze. Rikthim në Serie A? Ai do të vijë një ditë, nëse marrim ofertë serioze”, tha Raiola. 

Kujtojmë se oferta për 26-vjeçarin kishte edhe gjatë verës së shkuar, kur ai ishte pjesë e PSG-së. Megjithatë, Inter dhe Juventus s’e mposhtën dot konkurrencën që u bënë “Qytetarët” e Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu