Armando Broja
Armando Broja ka marrë profilin e protagonistit te ekipi i Burnley, jo vetëm me lojë të mirë në fazën ofensive, por sot gjeti edhe golin e barazimit karshi Bournemouth.
Nuk ishte rastësi që trajneri Scott Parker kishte filluar ta integronte në lojë nga minuta e parë ndaj Newcastle dhe Fulham. Edhe pse kundër Bournemouth sulmuesi shqiptar hyri si zëvendësues, sapo iu dha mundësia shënoi.
Në bazë të statistikave, Broja pati vetëm 1 goditje në portë dhe përfundoi në katërkëndësh, “snajper”. Sipas mediumit ekspert të “SofaScore”, shqiptari u vlerësua me notën më të lartë te Burnley, 7.2.
Notata e Bournemouth - Burnley, statistikat e Brojës
Poll
