
Mykhailo Mudryk ka përfunduar në qendër të mediave sportive, teksa ka rezultuar pozitiv me doping. Futbollisti i Chelsea pas analizave është mësuar se ka diçka të ndaluar ne testet e tij dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe skuadra angleze.
Kjo situatë ka nisur të hetohet dhe tashmë ukrainasi ka reaguar për herë të parë. Lojtari ka theksuar se kurrë nuk ka përdorur substance të ndaluara në dijenë e tij, ndërsa shpreson të rikthehet sa më shpejt në fushë.
“Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë FA përmban një substancë të ndaluar. Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë pasi unë KURRË nuk kam përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar apo thyer ndonjë rregull, dhe po punoj ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo. E di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe shpresoj se do të rikthehem së shpejti në fushë. Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më shpejt që të mundem”, ka theskuar Mudryk.
