Shtohen problemet për Manchester City. Situata e klubit anglez nën pronësinë e fondit të Arabisë Saudite rëndohet akoma më shumë.
‘Qytetarët’ po përballen me një sërë çështjesh, saktësisht 115 akuza që janë: Dështim në zbardhjen e informacioneve financiare në vitet 2009-2018 (54), Marrëveshje e pagesa për trajnerë e futbollistë (14) si dhe Dështim në përmbajtjen e rregullave të Fair Play Financiar (5).
Hakeri Rui Pinto, i cili aksesoi mijëra email të Manchester City dhe i nxorri ato në media në vitin 2018, pretendon se i ka dhënë autoriteteve në Gjermani e Francë miliona dokumenta që inkriminojnë klubin anglez. Këto dokumente, sipas tij, do të demonstrojnë lidhje kriminale të klubit.
35-vjeçari është vendosur nën ‘mbrojtjen e dëshmitarit’ që prej vitit 2020. Vitin e kaluar, një gjykatë portugeze i dha atij 4 vite pezullim për nxjerrje dhe publikim ilegalisht të të dhënave, por e ‘fali’ nga dënimi me burgim.