
Ruben Amorim
Manchester United duket se ka probleme mjaft serioze. Edhe me trajnerin portugez, Ruben Amorim, “Djajtë e Kuq” nuk po bëjnë aspak mirë, duke marrë humbje njëra pas tjetrës.
Megjithatë, tek klubi anglez e kanë të vështirë që ta shkarkojnë teknikun Amorim. Kjo për shkak se nëse shkarkimi do të vinte, United do të duhej t’i paguante portugezit një shumë prej 13.8 milionë eurosh.
Prandaj, klubi po i jep ende kohë trajnerit, duke shpresuar shumë tek një kthesë e madhe. Këtë sezon, 40-vjeçari i ka drejtuar “Djajtë” në 5 ndeshje, duke fituar 1, barazuar 1 dhe humbur plot 3.
Poll