
Jemi vetëm pak muaj para merkatos së verës dhe pavarësisht kësaj që tani ekipet kanë nisur punën për afrimet e reja. Kështu sipas “Foot Mercato” bëhet me dije se Diogo Costa është objektivi i dy skuadarve të Manchesterit.
United dhe City do të luftojnë mes tyre për shërbimet e gardianit portugez, i cili po luan me Portën dhe ka kontratë me portugezët deri në vitin 2027. 25-vjeçari ka një klauzolë prej 75 milionë euro dhe shihet nga drejtuesit e anglezve si ideali për të “kyçur” portën në sezonin e ri.
Shumë shpejt të dyja ekipet pritet të nisin bisedimet me përfaqësuesit e Portos për portierin, i cili siç shihet është prioriteti i tyre. Kështu një garë e fortë do të jetë mes skuadarve të Manchesterit për Costan.