
Arsenal pritet të jetë një nga ekipet më aktive në këtë merkato dimërore. Mikel Arteta ka disa dëshira duke filluar nga mbrojtja e përfunduar në repartin e sulmit, me drejtuesit që janë gati të shpenzojnë.
Në mbrojtje, trajneri i londinezëve pëlqen sllovenin Milan Skriniar. Ky i fundit pritet ta mbyllë me PSG-në, pasi nuk po gjen hapësira. Kontrata e tij përfundon në verë, por francezët duan ta largojnë në dimër, që të përfitojnë para nga transferimi i tij.

Në krahun tjetër, për sulmin, Arteta preferon Matheus Cunha. Braziliani po zhvillon një sezon pozitiv me Wolverhampton dhe ka fituar interesin e “Topçinjëve”. Megjithatë, kontrata e tij me Wolves përfundon në 2027 dhe klubi anglez kërkon mbi 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Pritet të shihet nëse klubi i Arsenal do të jetë i gatshëm për të shpenzuar, e plotësuar dëshirat e trajnerit të tyre.