
Nathan Ake ka pësuar një dëmtim mbrëmjen e djeshme në duelin që Holanda zhvilloi me Gjermaninë. Holandezi u zëvendësua që në minutën e 45-të të pjesës së parë, teksa doli nga fusha me ndihmën e barrelës.
Ky padiksutim është një lajm i keq për Manchester Cityn, pasi dëmtohet një nga lojtarët e skuadrës. Për këtë “dhimbjet e kokës” janë shtuar për Pep Guardiolën.
Lojtari do t’u nënshtrohet menjëherë vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet për t’u rikuperuar. E sigurtë është që Ake ka humbur duelin me Brentford që City do ta luajë në fundjavë në shtëpi.
???????????? Nathan Aké has been subbed off for Dutch national team due to muscle injury.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2024
He will be assessed by Man City staff from tomorrow. pic.twitter.com/TWxKk1EDkV