
Manchester City është rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat dhe mbrëmjen e djeshme triumfoi 4-1 ndaj West Ham. Një fitore shumë e rëndësishme për “Qytetarët”, të cilët duket se kanë gjetur vazhdimësinë.
Pas këtij triumfi ka folur Pep Guardiola. Ky i fundit ka theksuar se ende janë shumë larg formës së tyre të vjetshme, ndërsa nënvizon se fitoren i japin tjetër frymë pozitive skuadrës.
“Është më bukur të fitosh, por ne ende nuk jemi si më parë për arsye të ndryshme. Rezultati do të na ndihmojë. Ne luftuam. Por është një lehtësim. Etika e punës ishte e pabesueshme, por tani le të përshpejtojmë gjithçka. Kemi pasur vështirësi me rezultatet kohët e fundit, por dy fitoret e fundit kanë qenë pozitive dhe ne nuk kemi humbur në tre ndeshje. Unë do të thoja një muaj e gjysmë në formë të dobët në krahasim me tetë vjet nuk është keq. Savinjo ka qenë i shkëlqyer.
Absolutisht, ishim me fat me golin e parë. Ata ishin më të mirë në minutat e para, mund të bënin 0-1 ose 0-2. Goli i dytë na ndihmoi, ishte një gol i jashtëzakonshëm, por ne ende nuk jemi si më pare”, ka theksuar timonieri spanjoll.