
Pep Guardiola
Aktualisht mund të jetë momenti më kritik i Pep Guardiolës në profesionin e tij si trajner. Në 11 ndeshjet e fundit me Manchester City, tekniku ka humbur plot tetë të tilla dhe të fundit e pësoi sot ndaj United në derbin e qytetit.
Në përfundimin e takimit Guardiola ka folur për mediat. “Nuk jam mjaftueshëm i mirë. Unë jam trajneri, duhet të gjej një zgjidhje. Realiteti është se ne duam të luajmë mirë, por për momentin nuk është e mundur.
Nuk kemi humbur tetë ndeshje në dy sezone, nuk mund ta shmangim këtë. Nuk ka të bëjë me lojtarët. Ekipi kundërshtar ishte shumë këmbëngulës, nuk kemi shumë për të thënë.” – u shpreh Guardiola.
Poll