Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Një lider “i padiskutueshëm” në formacionin e Sunderland, Xhaka merr ÇMIMIN e madh në Zvicër

Shkruar nga NEWSPORT
Një lider “i padiskutueshëm” në formacionin e
©BBC/ Granit Xhaka, Sunderland

Granit Xhaka është kthyer një aset të rëndësishëm për Sunderland. Mesfushori me origjinë shqiptare është aktivizuar në 30 ndeshje me klubin anglez, ku ka shënuar 1 gol dhe ka kontribuar me 5 asiste.

Përtej numrave, në dukje “modestë”, roli i tij në mesfushë është i paevitueshëm, pasi me paraqitjet e tij në fushën e lojës, kuptohet qartë pse është shpërblyer nga drejtuesit dhe trajneri Regris Le Bis për shiritin e kapitenit, duke u shndërruar në lider në formacion fiks. Së fundmi, Xhaka është shpërblyer në Zvicër nga federata zvicerane, e cila i ka akorduar lojtarit çmimin si “Lojtari i Vitit” për kategorinë e meshkujve.

Një arsye më shumë për të nxitur 34-vjeçarin që të vazhdojë me nivelin e lartë të treguar në ndeshjet e mbetura të kampionatit në Premier League, ku skuadra e tij mban vendin e 10-të në klasifikim me 46 pikë në 32 javë. Statistika shumë të mira për një klub që u rikthye në elitën e futbollit anglez sezonin e kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Swiss Football League (@sfl_ch)

Poll

Lexo gjithashtu