
Nicolo Zaniolo konsiderohet një dështim në Premier League, teksa me Aston Villën nuk ka mundur të tregojë vetën e tij ddhe të bëjë paraqitjet të mira. Diçka e tillë ka zhgënjyer pa masë anglezët.
Këto të fundit nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin e tij. Në merkaton e verës Aston Villa e huazoi italianin nga Galatasaray me të drejtë blerje të kartonit në fund të sezonit për shifrën e 27 milionë eurove.
Sipas mediave britanike me të përfunduar kampionati, sulmuesi do të rikthehet në Turqi dhe aventura e tij në Premier League do të marrë fund. Konkurenca edhe te skuadra turke do të jetë e madhe dhe për të do të jetë e vështirë të gjejë një fanellë titullari, me italianin që do të shpresojë për një rikthim në Serie A, aty ku mundësitë mund t’i ketë më të mëdha.