
Mykhailo Mudryk po mendon seriozisht të lërë futbollin. Ukrainasi i cili është i pezulluar nga futbolli për shkak të anti-dopingur, ka nisur të mendojë të pensionohet nga ky sport.
Sipas mediave angleze bëhet me dije se lojtari i Chelsea diçka të tilla po mendon ta bëjë që tani edhe pse është vetëm 24-vjeç. “Blutë” e Londrës siç dihet kanë paguar 100 milionë euro për ta blerë Mudryk dhe tashmë karriera e tij po merr një drejtim tjetër të papritur nga se ishte menduar.
I cilësuar dikur si një nga talentet më të shpejta dhe më premtuese ukrainase në futboll, Mudryk ka nisur të mendojë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028. Ukrainasi ëndërron të përfaqësojë skuadrën e Ukrainës në atletikë dhe të garojë si gjithë atletët e tjerë, duke synuar të lërë gjurmë në një sport tjetër.
Siç dihet 24-vjeçari arriti një shpejtësi maksimale prej 36.67 km/ore në debutimin e tij në Premier League dhe tani shpreson që të shpërthejë edhe në Lojërat Olimpike nëse do të marrë pjesë. Për të qenë pjesëmarrës, fillimisht duhet të kalojë disa prova dhe teste nga përfaquesit e atletikës së Ukrainës, për të fituar më pas edhe biletën për të përfaqësuar këtë Kombëtare në Los Angeles.