
Mykhailo Mudryk është vënë së fundmi në qendër të kritikave. Futbollisti ukrainas që aktivizohet me Chelsea në Premier League, doli pozitiv në testin “anti-doping”.
Megjitahtë, sulmuesi ukrainas rezultoi se kishte përdorur një substancë të quajtur “MELDONIUM”. Kjo substasncë është e ndaluar në Angli, teksa është krijuar për të krijuar për “superushtarët sovjetikë” dhe nuk rekomandohej për atletët, e thënë kjo nga shkencëtari letonz, Ivar Calvins që krijoi këtë substancë.
“Nëse ushtarët do të vepronin në male, atëherë ka mungesë oksigjeni. Mënyra për t’u mbrojtur nga dëmet, është duke përdorur Mildronate”, tha Calvins.
Në këto kushte, mediat britanike thonë se Mudryk e ka marrë këtë substancë kur ishte në grumbullim me Ukrainën. Madje ka qenë nën efektin e kësaj substance edhe në ndeshjet përballë Shqipërisë dhe Gjerogjisë në Nations League, ku Mudryk ishte titullar.