
Arsenal
Sot është fillimi i një viti tjetër që pritet të jetë i mbushur plot me surpriza dhe të momente të bukura. Por pavarësisht se kjo ditë është festë, në Angli nuk kanë ndërmend të ndalet për të festuar.
Kjo pasi edhe ditën e sotme do të luhen ndeshje në Premier League. Kështu në orën 18:00 në fushë do të zbresin Brentford dhe Arsenali, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 19-të të Premier Leagues.
Një sfidë mjaft e rëndësishme për objektivat e dyja ekipeve që kërkojnë të nisin 2025 me një rezultat pozitiv. Aktualisht Arsenali ndodhet në vendin e 3-të në klasifikim me 36 pikë, ndërsa Brentford ndodhet në mesin e tabelës me 24 pikë.
Poll