Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ndeshja e anuluar e Armando Brojës, ja kur shqiptari mund të luajë në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e anuluar e Armando Brojës, ja kur shqiptari mund të
Armando Broja

Ndeshja mes Everton dhe Liverpool e parashikuar të luhej të shtunën e kaluar më 7 dhjetor, u anulua. Shkak për këtë shtyrje të ndeshjes u bënë reshjet e dendura të shiut që pushtuan stadiumin “Goodison Park”.

Një mundësi e “ikur” për Armando Brojën që të luante në derbin e Liverpool, disa ditë pas rikthimit nga dëmtimi. Megjithatë, në Angli kanë parashtruar datat kur kjo ndeshje e prapambetur mund të luhet.

Ekipet mund të zbresi në fushë në datat 11-12 shkurt ose 18-19 shkurt të vitit 2025. Por, gjithçka mund të shtyhet edhe më 22-23 prill ose 13-15, me këto data që janë të lira në Premier League, pikërisht për ndeshjet e prapambetura.

Pritet të shihet se çfarë do të vendoset për derbin Everton – Liverpool dhe se kur Armando Broja do të hidhet në sulm kundër yjeve të “The Reds”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga