Michael Carrick mori drejtimin e Manchester United dhe tashmë do t’i drejtojë për pjesën tjetër të sezonit. Timonieri i “Djajve” ka folur pas emërimit të tij, ku theksoi se përgjegjësia për të drejtuar United është një nder i madh, ndërsa është i vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjë për të patur sukses.
“Përgjegjësia e drejtimit të Manchester United është një nder i madh. E di se çfarë duhet për të pasur sukses në këtë klub.
Fokusi im tani është të ndihmoj lojtarët të arrijnë standardet e pritura në këtë klub të jashtëzakonshëm dhe e dimë që kjo skuadër është më shumë se e aftë të japë rezultate.Kam punuar me shumë lojtarë dhe, sigurisht, kam vazhduar ta ndjek nga afër skuadrën vitet e fundit. Kam besim të plotë në talentin, përkushtimin dhe aftësinë e tyre për të pasur sukses këtu.
Kemi ende shumë për të luftuar këtë sezon. Jemi gati t’i bashkojmë të gjithë dhe t’u japim tifozëve llojin e futbollit që meritojnë për mbështetjen e tyre besnike”, ka theksuar Carrick.
