Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Mundësi perfekte për karrierën time”, Gonzalez pas transferimit në Manchester: City është klubi më i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Mundësi perfekte për karrierën time”, Gonzalez pas
Nico Gonzalez

Nico Gonzalez ka folur për herë të parë si futbollist i Manchester City. Mesfushori spanjoll është shprehur se ky transferim është mundësi perfekte për të, teksa thekson se nuk ka klub më të mirë se “Qytetarët” në Angli.

“Kjo është mundësia perfekte për mua në këtë fazë të karrierës sime. Dua të testoj veten në Angli. Nuk ka klub më të mirë se Manchester City për ta bërë këtë. Nuk ka një futbollist në botë që nuk do të donte të ishte pjesë e këtij klubi. E di reputacionin që ka Pep dhe mezi pres të punoj me të. Në fakt, jam i nderuar që ai dëshiron që unë të luaj në ekipin e tij”, është shprehur ish-mesfushori i Barcelonës, Nico Gonzalez.

Kujtojmë se Manchester City e bleu futbollistin për 60 milionë euro nga klubi i Portos. Ndërkohë që vetë Gonzalez ka nënshkruar me anglezët një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga