Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Mund të ketë ende afrime”, trajneri i Chelsea nuk ngopet: S’më intereson nëse lojtarët kanë kontrata 20-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund të ketë ende afrime”, trajneri i Chelsea nuk ngopet:
Enzo Maresca

Chelsea vijon të na çudisë ditë pas dite më vendimet e klubit në merkato. Aktualisht në klub janë plot 45 lojtarë dhe një pjesë e mirë duhet shitur patjetër pasi është në numër jashtëzakonisht i lartë për një ekip futbolli, madje limiti për regjistrim është 35 lojtarë.

Për këtë çështje ka folur trajneri i Bluve, Enzo Maresca i cili qartëson situatën në klub, por zbulon se mund të ketë ende afrime të tjera.

“Nuk jam duke punuar me 42 lojtarë, por me 21. Pjesa tjetër me 15-20 lojtarë stërviten veçmas, nuk i shoh. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë, absolutisht jo. Mund të ketë ende afrime apo largime, do të shohim.

Nuk është puna ime të mendoj për kontratat. Lojtarët mund të kenë kontrata 20-vjeçare, s’më intereson fare… Jam këtu për të marrë vendimet e duhura për ekipin”, tha Maresca.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga