
Enzo Maresca
Futbollisti i Chelsea, Mykhailo Mudryk rezultoi para pak ditësh pozitiv në testin antidoping të kryer në muajin gusht. Sulmuesi i kombëtares së Ukrainës rrezikon të dënohet nga FIFA për 4 vjet jashtë fushave të lojës.
Për çështjen delikate që gjendet 23-vjeçari dhe Chelsea, tekniku i klubit Enzo Maresca ka folur për mediat duke shprehur mbështetjen e “Bluve të Londrës” për Mudryk.
“Kemi folur të gjithe me Mykhailon, jemi të gjithë të trishtuar dhe jemi këtu për të mbështetur atë. Unë fola me të disa ditë më parë, momentalisht nuk mund të stërvitet.
Ne jemi duke e pritur, por siç thashë, klubi dhe lojtarët janë atje për ta mbështetur dhe për gjithçka që atij i duhet.” – u shpreh Maresca.
Poll