
Bukayo Saka - Arteta
Bukayo Saka është mungesa e madhe e Arsenalit prej disa javësh. Sulmuesi anglez vazhdon intensivsht rikuperimin në mënyrë që të jetë sa më shpejt gati.
Në lidhje me gjendjen e tij pas operimit ka folur Mikel Arteta. Timonieri i “Topçinjve” ka theksuar se rikuperimi i futbollistit po shkon siç duhet, por i duhen edhe disa javë pas angazhimeve të kombëtareve që të rikthehet në fushë.
“Pas pushimit me kombëtare le të shohim se ku do të jetë ai (Saka). Progresi i tij është shumë i mirë, ai është shumë i gatshëm siç mund të imagjinoni, kështu që jemi pozitivë se brenda disa javëve do të rikthehet”, ka theksuar Arteta.
Poll