Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Merkato e janarit ndez garën, Semenyo “jetik” për Liverpool, por ganezin e duan dhe dy klube të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato e janarit ndez garën, Semenyo “jetik” për
Antoine Semenyo

Liverpool, i cili investoi më shumë se çdo klub tjetër këtë verë në sulm, me transferimet e futbollistëve si Alexander Isak, Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz, po përgatitet të forcojë sërish sulmin për afatin e janarit pas dëmtimit të rëndë të suedezit Isak.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në gju dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë kësaj jave, duke lënë klubin me nevojë për zëvendësime të menjëhershme.

Objektivi kryesor i “Të Kuqve” duket se është ylli i Bournemouth, Antoine Semenyo, i cili mund të bëjë një lëvizje gjatë janarit. Megjithatë, ky i fundit është gjithashtu në radarët e Manchester City dhe Manchester United, duke e bërë garën për shërbimet e tij shumë të fortë.

Rikujtojmë se sulmuesi ganez ka bërë mjaft mirë gjatë ndeshjeve në fanellën e Bournemouth, pasi në 16 paraqitjet e tij në Premier LEAGUE, ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asiste. 

Poll

Lexo gjithashtu