
Mohamed Salah
Liverpooli i këtij sezoni nuk po fal asnjë nga kundërshtarët, kësaj radhe ka shkatërruar West Ham në transfertë me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier League.
“The Reds” zhvilluan një pjesë të parë fantastike ku arritën të shkonin në dhomat e zhveshjeve në eprësi prej tre golash, të cilët u realizuan nga sulmuesit, Luis Diaz, Cody Gakpo dhe Mohamed Salah.
Ndërsa në fragmentin e dytë menduan të thellonin shifrat Trent Alexander-Arnold dhe Diogo Jota. Kjo fitore e çon Liverpoolin në kuotën e 45 pikëve duke kryesuar me 8 pikë nga Nottinghami ndjekës.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
80 milionë euro për Barçën, United tenton talentin spanjoll
PREMIER LEAGUE